Bundesliga

Zyrtare, Barça blen Dembele nga Dortmundi

Ousmane Dembele zyrtarisht është një futbollist i Barcelonës. Menjëherë pas largimit të brazilianit Neymar në drejtim të Psg, drejtuesit e klubit katalanas u vunë në lëvizje për të gjetur pasuesin e tij. Alternativat ishin  të shumta, duke filluar që nga ylli i Juventusit, Paolo Dybala, ai i Liverpoolit, Philipe Coutinho,  por vëmendja më e madhe e blaugranave u përqëndrua tek talenti 20-vjecarë. Barcelona ka arritur akordin më Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit dhe në total realizimi i këtij operacioni do ti kushtojë Barcelonës  105 milionë Euro, plus 42 milionë të tjera në formën e bonusit. Përmes një komunikatë zyrtare klubi katalanas ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes . Ndërkohë që për Dembele është parashikuar një kontratë pesë vjecarë, me vlerë 400 milionë Euro. Francezi pritet të mbërrijë ditën e diele në ambjentet e Barcelonës, ndrësa vizitet mjekësore do ti zhvillojë ditën e Hënë.  Barcelona i përgjigjet në këtë mënyrë largimit të brazilianit Neymar, largimi i të cilit i solli arkave të kalatansve 222 milionë Euro.  Ky është transferimi i dytë i blaugranave, pasi vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan dhe transferimin e mesfushorit, Paulinho.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency