Kategoria Superiore

“85% i kënaqur”, Brdaric: Kam një kërkesë për ekipin, ju tregoj pse e futa Adilin

Vllaznia përmirësoi shënjestrën, shënoi katër gola ndaj Teutës dhe mori tre pikë të rëndësishme pas suksesit 4-2. Trajneri Thomas Brdaric ndihet i kënaqur dhe vlerësoi ndeshjen e djemve të tij në “Gol pas Goli”Supersport.

Përgjithësisht trajneri nuk është kurrë plotësisht i kënaqur. Sot isha 85% i kënaqur. Humbëm kontrollin e lojës vetëm në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, por jam i kënaqur, po përmirësohemi dhe komplimente ekipit.

Golat e pësuar? Nëse gjërat do të kishin shkuar shumë mirë, besoj se do ishim në vend të parë, pasi jemi ekipi që kemi krijuar më shumë raste në kampionat. Teuta është ekipi kampion, nuk janë ekip i keq, ata shfrytëzuan rastet e tyre.

Ishte një ndeshje solide, ndeshje e mirë nga ana jonë. Pashë një Vllazni që funksionoi shumë mirë, perfekt nuk është askush. E thashë që jemi në përmirësim si ekip.

Futja e Adilit? Pësuam dy gola të thjeshtë pas dy topave të gjatë. Menduam t’i jepnim ekipit më shumë stabilitet, prandaj futëm Adilin. Nuk është se Mustedanagic po luante keq, thjesht kryem një ndërrim taktik, që rezultoi vendim i mirë, pasi Adili na dha stabilitet.

Golat? Unë mendoj se kemi një bërthamë të mirë dhe të shëndetshme. Nuk duhet të na bijë rendimenti, duhet të fitojmë për t’i bërë presion ekipeve sipër nesh. Fitoret vijnë duke shënuar gola, por e përsëris: ka rëndësi të mos e ulim renditmentin tonë”, theksoi trajneri i ekipit shkodran.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency