La Liga

88.000 euro për çdo minutë të luajtur, Bale “rrjep” Realin

I transferuar në vitin 2013 te Real Madrid nga Tottenham për vlerën e 100 milionë eurove, Gareth Bale nuk ia doli për asnjë moment të bënte për vete ambientin madrilen. Krisja mes lojtarit dhe klubit është e madhe dhe të dyja palët janë në pritje të përfundimit të kontratës në fundin e këtij sezoni për t’u ndarë përfundimisht.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Mirëpo, derisa të vijë ajo ditë, Real Madrid do të vazhdojë të humbasë para për një futbollist që nuk i sjell asnjë të mirë. Deri në këtë pikë të sezonit, Bale ka luajtur në total 425 minuta, nga të cilat 232 me Uellsin dhe 193 minuta me Realin.

Kështu, në bazë të minutave të luajtura, sipas prestigjiozes AS, Real Madrid e paguan Bale plot 88.000 euro për çdo minutë të shpenzuar në fushë. Sigurisht, diçka e tillë rëndon shumë bilancet e Los Blancos megjithatë nuk ekziston asnjë zgjidhje për të ndryshuar situatën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency