Premier League

Aktivizohet pak, Luke Shaw mund braktisë “Djajtë” për Tottenhamin

Luke Shaw mund të largohet para kohe nga Manchester United. Mbrojtësi anglez nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jose Mourinhos, teksa dëshira e tij është të aktivizohet rregullisht. Sipas mediave në Angli, Tottenhami mund të jetë destinacioni i ri i 22-vjeçarit. Te skuadra e “Spurs”-ve, Shaw do të rigjente Pochettinon, trajnerin me të cilin ka punuar edhe në kohën kur luante te Southampton.

I pyetur për situatën që po kalon lojtari, Mourinho tha se “sapo është kthyer nga dëmtimi dhe do t’i duhet ende kohë për të kapur formën optimale.” 22-vjecari i është kundërpërgjigjur me një video, ku shfaqet duke punuar fort në palestër, megjithatë e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet në dyshim.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency