Futboll

Courtois paralajmëron rikthimin në Spanjë, ndoshta sezoni i fundit në Londër?

Thibaut Courtois ka një kontratë që e mban të lidhur me Chelsean deri në verën e 2019-ës dhe pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të bluve, ai nuk ka ndërmend ta rinovojë. Portieri belg ka thënë se po planifikon të transferohet në Spanjë, ndërsa theksoi se ky vendim vjen i ndikuar nga kushtet personale dhe familjare.

“Herët a vonë do të luaj sërish në Spanjë. Dua të rikthehem sa më shpejt, pasi kam arsye personale dhe familjare, me vendin iberik që më përshtatet më shumë”, tha portieri i Chelseat.

Ky mesa duket ka qenë një mesazh i qartë për Realin e Madridit, pasi kryeqytetasit spanjollë janë në kërkim të një portieri dhe Courtois është një prej alternativave më të lakuara. Në rast të një oferte, londinezët do të ishin të detyruar ta pranonin, për të mos e humbur atë më pas me parametra zero.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency