Bundesliga

Merr fund aventura e Bosz, Dortmundi emëron një tjetër Peter

U desh që të kalonin 70 ditë pa fitore në Bundesligë, që drejtuesit e Borusias së Dortmundit të vendosin shkarkimin e trajnerit Peter Bosz. Një tjetër Peter do të zërë vendin e tij te skuadra verdhezi, pikërisht ish trajneri i Kolnit, 51-vjeçari Stoger.

Peter Stoger ka drejtuar Kolnin deri në takimin e javës së kaluar përballë Schalke 04, ku barazoi 2-2, por gjithsesi e la skuadrën në vendin e fundit të renditjes.

Me këtë të fundit verdhezinjtë kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e rinovimit në rast të një ecurie pozitive.

Borusia e Dortmundit i bëri një start perfekt kampionatit, por që nga 30 shtatori nuk ka fituar më asnjë takim në Bundesligë, ndërkohë që u eliminua edhe nga Championsi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency