La Liga

Villarreali s’e përballon Barçën, vendos Suarez-Messi

Me Messin në fushë Barcelona mund të kalojë çdo pengesë, edhe ato më të vështirat. Në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të të Primera Division, “blaugranat” fituan 0-2 në transfertë me një kundërshtar të vështirë si Villarreali, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Raba-s me karton të kuq për lojë shumë të rrezikshme ndaj Busquets në të 60-tën. Pikërisht pas këtij momenti dominimi i Barcelonës në fushë u shpërblye me dy gola të shpejtë të realizuar nga Suarez dhe i zakonshmi Lionel Messi. Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale e Barçës që rivendos diferencën prej 5 pikësh me Valencian e vendit të dytë.

Fiton edhe Atletico e Madridit në fushën e Betisit, falë golit të Niguez.

Frymëmarrje për Malagan, që befasoi 0-2 Real Sociedadin në transfertë. Po jashtë fushë mori maksimumin e pikëve edhe Athletic Bilbao, që iu imponua 1-2 Levantes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency