Fitore me përmbysje për Atalantën, “thyhet” Genoa
Fitore me përmbysje për Atalantën në ndeshjen që mbylli javën e 16-të të Serisë A. Gasperini triumfoi ndaj ish skuadrës së tij me bergamaskët që mposhtën 2-1 Genoan brenda në stadiumin “Luigi Ferraris”. Nisi në malore sfida për Atalantën dhe Etrit Berishën pasi Bertolacci mposhti portierin shqiptar që në minutën e 4-t me një goditje perfekte nga limitet e zonës. Megjithatë përmbysja e Atalantës erdhi në harkun e 7 minutave. Në fundin e pjesës së parë Ilicic barazoi shifrat ndërsa në të 52-tën mbrojtësi Masiello i dha avantazhin miqëve me golin e dytë. Me këtë fitore Atalanta u ngjit në vendin e 8-të në kuotën e 23 pikëve. Paraqitje pozitive për Etrit Berishën i cili u shfaq në lartësinë e duhur gjatë gjithë 90-minutëshit.



