Futboll

Mesjavë spektakolare në Supersport, spikasin West Ham-Arsenal e Milan-Verona

Mesjavë kampionatesh në Angli, Gjermani dhe Holandë ndërsa në Itali luhen dy sfida të tjera për raundin e 1/8-ave të Kupës. Do të jetë një e mërkurë e mbushur me emocione dhe spektakël në ekranin e Supersport. Në Premier League mbrëmjen e sotme do të luhen 7 sfidat e mbetura të javës së 17-të. Me Manchester City-in që e ka vendosur njërën dorë tek titulli dhe ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Swansea City në Uells, vëmendja më e madhe sot do të jetë te derbi Londrës. West Ham pret në shtëpi Arsenalin një takim që do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport 2 në orën 21:00. Pas suksesit në derbin ndaj Chelsea-it fundjavën e kaluar, “çekanët” e David Moyes këtë herë do të kërkojnë t’u vendosin një stërkëmbësh “topçinjëve” të wenger. Spektakli do të jetë i garantuar në këtë sfidë pasi barazimi nuk i intereson asnjërës. Arsenali ka nevojë për një fitore për të kapur zonën Champions ndërsa West Ham për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Ndeshje të tjera interesante të javës së 17-të në Angli janë edhe ato Liverpool-West Bromwich, Manchester United-Bournemouth dhe Tottenham-Brighton.

Në Gjermani nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni dy takime në ekranin tonë. Në orën 18:30 Hoffenheim pret Shtutgartin në një sfidë ku vendasit janë më të favorizuar. Vëmendja do të jetë te sfida e mbrëmjes mes Bayernit të vendit të parë dhe Kolnit të vendit të fundit. Me një sukses në këtë duel bavarezët e Heynckes do ta çonin në 10 pikë avantazhin në renditje ndaj Leipzigut të vendit të dytë. Në Holandë fitorja e Ajaxit në klasiken ndaj PSV Eindhoven javën e kaluar ka rihapur garën për titull. Skuadra e Philip Cocu zbret e para në fushë teksa në orën 18:30 do të sfidojë në transfertë Groningenin për t’u rikthyer te fitorja. Me Ajaxin që luan të enjten ndaj Excelsiorit, në orën 20:45 vëmendja do të jetë te sfida e kampionëve në fuqi të Feyenoord ndaj Heerenven një tjetër takim që do vijë live në Supersport. Në Kupën e Italisë ditën e hap Fiorentina që në orën 17:30 pret në Artemio Franchi Sampdorian në një duel të barabartë mes dy skuadrave deri diku të ngjashme në emra dhe cilësi. Megjithatë vjollcët të cilët kanë zhgënjyer deri tani në kampionat do t’i shkarkojnë të gjitha bateritë teKupa e Italisë një kompeticion në të cilin do të synojnë të shkojnë sa më larg.

Në mbrëmje do të jetë rradha e Milanit që do të kërkojë vazhdimësinë ndaj Veronës. Një fitore e kuqezinjëve në këtë sfidë do të bënte që vetëm pak ditë përpara vitit të ri të rivihej në skenë një tjetër derbi i Milanos këtë herë për çerekfinalet e Kupës. Kjo është një arsye shumë e fortë që Milani i Gattusos ta mposhtë me çdo kusht Veronën, pasi emocionet që të dhuron derbi janë pakrahasueshme edhe për tifozët e jo më për protagonistët e vërtetë të tij. Fiorentina-Sampdoria dhe Milan-Verona gjithashtu do të transmetohen live në Supersport.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency