Juventusi mendon për merkaton, Meunier dhe Milinkovic-Savic në shënjestër
Juventusi po monitoron lojtarët e pakënaqur. Emri i parë në listën e bardhezinjve është Thomas Meunier i Paris Saint-Germain. 26-vjeçari që pas ardhjes së Dani Alves nuk ka hapësirën e dëshiruar në skuadër dhe po mendon largimin që në janar. Nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” mund ta aktivizojë edhe në Champions League mbrojtësin belg. Gjithashtu një tjetër lojtar shumë i pëlqyer në shtëpinë e kampionëve të Italisë është edhe Milinkovic-Savic i Lazios.



