Fiorentina mposht Sampdorian dhe shkon në çerekfinale
Fiorentina ka triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Sampdorias dhe është kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me skuadrën fituese të çiftit Lazio-Citadella.
Skuadra e Piolit gjeti golin që në minutën e dytë me anë të sulmuesit Babacar, por Sampi barazoi me anë të mesfushorit Barreto, duke fiksuar shifrat 1-1 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u akorduan 3 penallti, 2 për Fiorentinën, të cilat u shndërruan në gola nga Veretout dhe 1 për Sampin, që u ekzekutua saktë nga Ramirez.



