Dorëzohet Liverpooli, Emre Can nuk rinovon
Te Liverpool duket se janë dorëzuar nga ideja se do të humbasin pas disa muajsh me parametër zero, Emre Can. Edhe vetë trajneri Jurgen Klopp në një intervistë la të kuptohet se mundësitë për të bindur mesfushorin të rinovojë kontratën e tij me “The Reds” janë shumë të pakta. Një lajm shumë i mirë ky për Juventusin, që prej kohësh tenton firmën me 23-vjeçarin gjerman. Gjithsesi bardhezinjtë duhet të mposhtin konkurrencën e Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Manchester City që gjithashtu duan Emre Can.



