Conte: Titulli? Koha kalon, por City prapë vetëm fiton
“Koha kalon dhe ata vazhdojnë të fitojnë. Duhet të jemi realistë. Kemi fituar 7 nga 9 takimet e fundit dhe diferenca në vend që të zvogëlohet është rritur më shumë.”
Kjo është përgjigjja e Antonio Contes, i pyetur rreth mundësive që kanë mbetur për të rivalizuar me Manchester Cityn për titullin kampion. Chelsea, aktualisht renditet në vendin e tretë në Premier League, me 14 pikë më pak se kryesuesit, që kanë mundur të fitojnë 16 nga 17 takimet e para të kampionatit.
“Ecuria e deritanishme nuk është surprizë për mua. Që në fillim të sezonit të gjithë thoshin se titulli kampion do të diskutohej mes dy skuadrave të Manchesterit. Gjatë merkatos së verës City afroi të gjithë lojtarët që kishte si objektiv, duke ndërtuar një skuadër shumë të fortë. Pastaj, të fitosh 15 ndeshje radhazi duhet edhe pak fat. Gjithsesi, “Citizens” i meritojnë pikët që kanë grumbulluar.”
Sa i përket merkaros së janarit, trajneri italian se nuk mund të jepte një përgjigje, pasi fjalën e fundit për afrimet dhe largimet e thonë drejtuesit e klubit.



