Zyrtare, Lille ndërpret bashkëpunimin me trajnerin argjentinas
Klubi francez i Lilles ka komunikuar se ka ndërprerë përfundimisht bashkëpunimin me trajnerin Marselo Bielsa. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, nëpërmjet një komunikate zyrtare për mediet.
Lille dhe Bielsa nuk e nisën aspak mirë aventurën e tyre, me trajnerin argjentinas që ‘flaku’ jashtë ekipit 8 futbollistë të formacionit që në ditën e parë të punës, ndërsa pak ditë më përpara, pati edhe një tjetër përplasje mes palëve.
Përveç kësaj, edhe rezultatet nuk kanë qenë ato të priturat në klubin francez, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, me 18 pikë pas 18 javëve.



