La Liga

Moment i keq për Valencian, mposhtet edhe nga Eibari

Muaji i mjaltit ka përfunduar për Valencian. Los Che pësuan humbjen e dytë radhazi në transfertë dhe të 2-tën në 3 sfidat e fundit pasi u mposhtën 2-1 nga Eibari që kalon një moment të artë. 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshjet e fundit për skuadrën e trajnerit Mendillibar, me Eibarin që po i ngjit me shpejtësi shkallët në tabelën e klasifikimit. Pa lojtarë të tillë në formacionin titullar si Zaza, Murillo, Garay e Guedes, Valencia e kishte shumë të vështirë përballë Eibarit që zhbllokoi shifrat me japonezin Inui në minutën e 49-të. Santi Mina, barazoi rezultatin pas vetëm 8 minutash por në të 87-tën Jordan realizoi golin e fitores për vendasit, me Eibarin që arriti një fitore të madhe përballë skuadrës së Marcelino Garcia Torral.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency