Futboll

Barça para rrezikut Deportivo, United ndaj West Brom për t’iu larguar Chelsea-t

El Clasico është vetëm gjashtë ditë larg dhe duke patur parasysh javën pushim të kampionëve në fuqi apo qoftë edhe shtyrjen e derbit të Madridit me Leganes, për shkak të impenjimit në Kupën e Botës për Klube, Barcelona ka një rast të shkëlqyer për të përfituar, teksa do të presë në “Camp Nou” Deportivo La Korunjën. Natyrisht me 3 pikë të tjera Barça ka mundësinë për t’u shkëputur akoma më tepër, për të shkuar në përballjen e Bernabeut me plot 11 pikë avantazh, sidoqoftë dueli me ekipin galician duhet vlerësuar në maksimum, pasi në të kaluarën skuadra “blaugrana” ka vuajtur jo pak shenjat e qarta të nënvlerësimit. Jo më larg se edicionin e shkuar ekipi katalanas e pësoi në rivalitetin për titull pikërisht në “Riazor”, ku Deportivo arriti të fitojë takimin me rezultatin 2-1, ndërkaq probleme bardheblutë kanë nxjerrë gjithashtu edhe brenda në “Camp Nou”, ku në fakt klubi nga La Korunja ka rrëmbyer tre barazime në pesë vizitat e fundit. Ky takimin do të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 2.

Në Angli Manchester United ka detyrën e vështirë për t’u afruar me City-n e Guardiolës. Paul Pogba do të vuajë ndeshjen e fundit të skualifikimit dhe java e 18-të i shikon “Djajtë e Kuq” të impenjohen në “Hawthorns”, në orën 15:15 ndaj një kundërshtari si West Bromwich Albion, që nuk njeh fare fitore në 15 ndeshjet e fundit. Në Gjermani luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së parë dhe Bundesliga ofron fillimisht në orën 15:30 duelin Hannover – Bayer Leverkusen, ndërsa në orën 18:00 në Saksoni Leipzigu do të masë forcat me Herthan, takime që në Supersport do të mund të ndiqen nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Në Holandë kryendeshja e javës përmbyllëse të fazës së parë është Alkmaar – Ajax, takim që luhet në orën 14:30 dhe vlen vendin e dytë, sidoqoftë dita në Supersport nis në orën 12:30, kur në Eredivisie do të zhvillohet derbi i Roterdamit Sparta – Feyenoord.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency