Serie A

Interi gati rinovimi me Candrevan, blerjet në janar me vetëfinancim

Në humbjen e hidhur me Udinesen, Antonio Candreva realizoi asistin e 8-të sezonal, duke u konfirmuar një makinë e vërtetë krosesh për Interin. Sië mësohet nga mediat përtej Adriatikut, mesfushori italian është shumë pranë rinovimit të kontratës me një sezon më shumë se ajo aktualja, pra deri në vitin 2021, rinovim që do të shoqërohet edhe me përmirësim të pagës. Kjo zgjatje e bashkëpunimit do të jetë edhe si shenjë vlerësimi nga drejtuesit për lojtarin, por edhe për të larguar zërat që e shohin në Premier League te Chelsea i Contes. Ndërkohë, sa u përket ndërhyrjeve në merkaton e dimrit, drejtuesit kinezë të Interit ia kanë bërë të qartë trajnerit Spalletti, së blerjet mund të bëhen vetëm me vetëfinancim, pasi klubi duhet të rikuperojë 60 milionë euro deri verën e ardhshme për të shmangur penalizimit për shkak të rregullavfe të fair play-t financiar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency