Ligue 1

Shënojnë Fekir e Mariano, Lyoni fiton klasiken ndaj Marseille

Fitoren e pastër e Olympique Lyon në klasiken e futbollit francez përballë Olympique Marseille. Fekir dhe Mariano Diaz me golat e tyre nga një për çdo pjesë vendosën sfidën me Lyonin që u ngjit barazoi Monacon në vendin e dytë në kuotën e 38 pikëve duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Një gabim i portierit Mandanda që në minutën e 6-të i dha epërsinë vendasve me goditjen e Fekir që nuk u prit në mënyrën më të mirë nga portieri i Marseilles i cili i bëri një nder të madh Lyonit. Skuadra e Bruno Genesios kishte një marsh më shumë se ekipi i Rudi Garcias dhe në pjesën e dytë Lyoni gjeti edhe golin e avantazhit të dyshiftë me sulmuesin e ardhur nga Reali i Madridit, Mariano Diaz. Marseille u përpoq të bënte diçka por portieri Lopez priti gjithçka që i doli përpara duke ruajtur portën të paprekur deri në fund, me Lyon që mori një fitore të rëndësishme me shifrat 2-0. Më poshtë gjeni kronologjinë e ndeshjes minutë pas minute.

‘ Mbyllet gjithçka me fitoren 2-0 të Olympique Lyon

90+2′ Lopez shfaqet sërish në lartësinë e duhur duke ndalur një predhë nga distanca të Luiz Gustavos

90′ Nuk gjen portën as greku Mitrglou në tentativën e tij me kokë

84′ Holandezi Memphis Depay i ardhur në fushë nga stoli provon në dy raste por fillimisht ndalet nga Mandanda ndërsa më pas gabon në goditje

70′ E pasaktë edhe gjuajtja e Payet nga distanca nëpërmjet një goditjeje standarte

64’Totalisht e gabuar goditja e Luiz Gustavos nga distanca

54′ E dobët goditja e Payet pret qetësisht Lopez

51′ 2-0 për Lyonin. Mariano Diaz pasi ndalet fillimisht nga një superpritje e Mandanda, në vazhdimin e aksionit arrin të mposhtë portierin e Marseille

48′ Realizon Lyoni por goli  i Cornet anullohet nga gjyqtari për pozicion jashtë loje

‘Përfundon pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Lyon. Më kërkuese Marseille në minutat e fundit por skuadra e Rudi Garcias nuk arriti të gjente golin e barazimit

37′ Portieri Lopes bën një tjetër mrekulli duke i hequr mundësinë e golit skuadrës mike

32′ Krosim perfekt i Payet por Rolando me kokë për fare pak nuk gjen portën

31′ Mariano Diaz humbet një mundësi të shkëlqyer për vendasit por sulmuesi i Lyon ishte në pozicion jashtë loje

29′ Dëmtohet Lucas Ocampos, por mjekët e Marseille bëjnë që argjentinasi të rikthehet  në fushë

26′ Ndërhyrje e rëndë e Rolandos ndaj Fekir, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë mbrojtësin e Marseille

14’Pritje fantastike e portierit Lopez ndaj Adil Rami, Marseille pranë barazimit

6′ Lyoni kalon në avantazh me Nabil Fekir. Gafë e portierit të Marseille Mandanda i cili nuk kontrollon siç duhet topin e gjuajtur nga Fekir nëpërmjet një goditjeje standarte nga një distancë e largët

1’Fillon sfida, Marseille nis topin e parë

Formacionet zyrtare:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency