Kategoria Superiore

Flamurtari i varur nga Busic, ndihet mungesa e kroatit

Përtej polemikave për arbitrimin dhe atë penallti që ringjalli debatet, Flamurtari në ndeshjen ndaj Laçit konfirmoi se sa shumë e ndien skuadra e Duros mungesën e Tomislav Busic. Sulmuesi kroat kthehet vetëm në 2018, la fushën i dëmtuar në sfidën me Vllazninë, kur rezultati ishte 1-0 dhe skuadrës vlonjate për të gjetur golin e sigurisë ju desh të luftonte deri në minutën e 88 me Camara, ishte goli i parë i futbollistit nga Guinea në 14 prezenca në kampionat, ndërkohë që vetëm një herë ka gjetur rrjetën dhe Danilo Alves braziliani nga i cili pritet shumë në Vlorë. Shifrat konfirmojnë varësinë e skuadrës së Shpëtim Duros nga Busic, futbollisti kroat kryegolashënues i skuadrës me 6 finalizime ka mbajtur i vetëm peshën e sulmit, mjafton të kujtosh se në listën e golashënuesve pas tij vijnë Emiljano Musta dhe Ditmar Bicaj me nga dy gola për kokë. Diçka që pa diskutim nuk i ka shpëtuar trajnerit Shpëtim Duro, strategut të ringritjes së skuadrës vlonjate në zonat e larta të klasifikimit. Pikërisht për këtë arsye tekniku 57 vjecar ka bërë dhe lëvizjet e mirëmenduara në merkato ku janë siguruar tashmë një tjetër qendërsulmues Nedjelkovic, që mund të luajë në të tre pozicionet ashtu si dhe goditja e madhe e sesionit dimëror Muarem Muarem që me ekspereincën dhe aftësitë e tij pritet ti japë të tjera impulse sulmit kuqezi. Flamurtari ka bërë një kampionat mjaft të mirë deri tani duke u renditur në kuotë të barabnartë pikësh me Kukësin 25, pas Skënderbeut dhe objektivi për t’u rikthyer në Europë duket mëse i mundshëm, për t’ja dalë Flamurtarit i duhet të mos jetë Busic-dipendent.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency