Formula 1

Ferrari zyrtarizon datën e prezantimit të makinës së re

Skuderia Ferrari po punon për makinën e re me të cilën do të konkurrojë në botërorin e ardhshëm të Formulës 1. Njëvendëshja do të prezantohet më 22 shkurt, në faqen web të kompanisë, ndërsa makina nuk do të zbresë në pistën e Fioranos në të njëjtën ditë.

Prezantimi i kokëkuqes në pistë pritet të bëhet të dielën pasardhëse, në Barcelonë, si pjesë e marrëveshjes me sponsorat. Lajmi është bërë i ditur nga Sergio Marchionne, gjatë darkës së Krishtlindjeve me shtypin e specializuar për sportin e shpejtësisë.

“Në 6 muajt e fundit kemi bërë disa hapa të rëndësishëm përpara. Tani jemi gati për të fituar titullin, pasi boll më jemi kënaqur me vendin e dytë”, u shpreh Marchionne.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency