Serie A

Mungon Vecino, Spalletti i dyzuar mes Joao Marios dhe Karamoh

Interi do të tentojë të rikthehet te fitorja menjëherë, që të shtunën në mesditë, në transfertën ndaj Sassuolos. Zikaltrit vijnë pas barazimit ndaj Juventusit dhe humbjes së papritur ndaj Udineses, në “San Siro” dhe nuk u lejohen më hapa falsë.

Për transfertën e të shtunës do të mungojë mesfushori uruguaian, Matias Vecino, i cili ka plotësuar numrin prej 5 kartonësh të verdhë, ndërsa Spalletti vijon të jetë i dyzuar për zëvendësimin e tij.

Opsioni më i mundshëm është ai Gagliardini-Borja Valero në qendër, me Brozoviçin më të avancuar, por mediet pranë klubit zikaltër raportojnë se në seancat e fundit stërvitore, Joao Mario ka fituar terren ndaj kroatit.

Portugezi vjen pas disa ditësh pushimi, për shkak të një problem në bajame dhe duket se është gati të luajë shansin e tij të fundit, për të bindur Spallettin se meriton më shumë minuta.

Megjithatë, trajneri zikaltër ka studiuar edhe një opsion të 3-të, që parashikon Candrevën pas Icardit dhe francezin Karamoh si sulmues të djathtë, por duket se kjo mundësi mund të përdoret vetëm në lojë e sipër, pasi vështirë se mund të aplikohet nga fillimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency