Welbeck i jep fitoren Arsenalit në derbi, “topçinjtë” në gjysmëfinale
Arsenali është skuadra e parë gjysëmfinaliste e Kupës së Ligës ose siç quhet ndryshe Carabao Cup në Angli. Topçinjtë fituan 1-0 derbin londinez ndaj West Ham duke u kualifikuar në raundin e 4-t më të mirave. Vendosi gjithçka goli i sulmuesit anglez Deny Welbeck në minutën e 42-të. Duke parë ecurinë e dobët në kampionat, Kupa e Ligës është një mundësi e mirë që Arsenali ta mbylli sezonin me një trofe.



