Kategoria Superiore

Kamza me sytë nga merkato për të kapur Europën

3 humbjet radhazi në Kupë dhe kampionat janë një risi për Kamzën pasi për hërë të parë në vitin kalendarik 2017, kryeqytetasit regjistrojnë këtë ecuri. Madje as dy humbje radhazi në kampionat nuk i kish regjistruar skaudra e Ndreut që pavarësisht kësaj ecurie vijon të jetë si surpriza më e bukur e kampionatit. Edhe pse humori është prishur në periferi të kryeqytetit, drejtuesit po mendojnë për të kthyer fatin dhe mbi të gjitha për të përforcuar ekipin. Në fillim të edicionit presidenti Naim Qarri dhe kryetari i bashkisë Xhelal Mziu i kanë premtuar trajnerit Ndreu se në rast të pozicionimit në 6 të parat deri në janar, atëhere ekipi do të përforcohet me elementë cilësorë për të synuar seriozisht Europën. Aktualisht Kamza renditet në vendin e 5 me 23 pikë, vetëm dy pikë larg Kukësit dhe Flamurtarit që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë për efekt golavarazhi ndërsa Laçi ka fituar kuota duke u renditur në vendin e 4 me 24 pikë. Klasifikimi tregon se Kamza është ende aty, në garën për europën përkrah ekipeve të tjera. Trajneri Ndreu ka bërë të ditur që asnjë nga futbollistët aktual nuk largohet nga skuadra, teksa pret dhuratat për të synuar një objektiv më madhor se ai i fillim sezonit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency