Genk zyrtarizon trajnerin e ri, Hasi mbetet i papunë
Nuk do të jetë Besnik Hasi trajneri ri i Genk. Pak ditë më parë u përfol për një kalim të mundshëm të trajnerit 45-vjeçar te belgët, por zërat kanë marrë fund pasi klubi ka zyrtarizuar emrin e ri në stol. Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi bëri të ditur se drejtimi i ekipit i është besuar Philippe Clement. 43-vjeçari zëvendëson kështu të shkarkuarin Albert Stuivenberg.



