Klopp: Jemi përmirësuar në mbrojtje, por Arsenali ka sulm të frikshëm
Në prag të sfidës së Premier Leagues me Arsenalin Jurgen Klopp nuk nguroi të komplimentonte skuadrën për përmirësimin e ndjeshëm që ata kanë pasur këto kohë në repartin e mbrojtjes.The Reds kanë pësuar vetëm katër gola në 9 ndeshjet e fundit që bashkë me disa aksione brilante në sulm kanë bërë që ata të zënë vendin e katërt në tabelë. Gjithsesi, për gjermanin 50-vjeçar e rëndësishme është që në takimin e së premtes Liverpooli të zbrësë në fushë sërish me një mbrojte të fortë sepse përballë Arsenalit që konsiderohet si një rival prepotent nuk do të kenë asnjë shans nëse nuk do të prezantojnë një armatë të fortë në mbrojtje.
“Edhe pse vijmë me një ecuri pozitive sërish mund të them se duhet të zbresim në fushë të përgatitur për një mbrotjte të fortë. Fokusi kryesor duhet të shkojë tek ky repart ndryshe nuk kemi asnjë shans përballë tyre. Arsenali është në gjëndje të bëjë gjithçka. Ata janë të aftë të krijojnë dhe të sjellin ndryshsime gjatë një takimi. Nuk mund të them nëse kjo do të jetë një ndeshje me shumë gola, jam koshient se nuk do të jetë e lehtë por ne do zbresim në fushë për të bërë performancën tonë më të mirë. Kam ndjesinë se mund tja dalim.
Në të vërtetë humbja e fundit e The Reds shënohet që në muajin tetor përballë Tottenham Hotspur dhe tashmë do të ndeshen me një ekip që në tabelën e klasifikimit qëndron një vend poshte tyre në renditje, pikërisht në të pestin. Sidoqoftë edhe The Gunners nga ana e tyre vijnë në takimin e së premtes pas një ecurie të mirë ku kanë shënuar dy fitore brenda 6 ditësh atë ndaj Newcastle United në kampionat dhe ndaj West Ham United në Kupën e Ligës.



