Futboll

Fatih Terim, për herë të katërt trajner i Galatasaray-t

Fatih Terim rikthehet në stolin e Galatasaray. Lajmin e konfirmon klubi turk në faqen zyrtare. Kjo është hera e katërt që 64-vjeçari merr drejtimin e skuadrës, pasi më parë e ka drejtuar edhe në sezonet e 1996-2000, 2002-2004 e 2011-2013. Terim zëvendëson në këtë post Igor Tudor, i cili u shkarkua pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit të ekipit. Për momentin Galatasaray renditet në vendin e 3 me 32 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency