Manchester City, Van Dijk dhe Evans për merkaton dimërore
Manchester City është gjithmonë aktiv në merkato. Klubi anglez ka nisur kontaktet me Southampton për mbrojtësin Virgil Van Dijk, i cili është objektiv edhe i Liverpool, si dhe me Jonny Evans të West Bromwich. Të dy lojtarët Citizens synojnë t’i marrin që në merkaton dimërore. Nga ana tjetër ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola duhet të mendojë edhe për repartin e mesfushës, duke qenë se Yaya Toure do të largohet në fund të sezonit.



