Futboll

Skënderbeu, miqësore luksi me Beshiktashin në Antalia

Pas një viti fantastik dhe shumë të suksesshëm siç ishte 2017-ta te Skënderbeu tashmë është koha për të shijuar pushimet. Por edhe pse sapo ka përfunduar kampionati, klubi korçar ka bërë zyrtare axhendën përsa i përket minifazës përgatitore të dimrit. Në datën 3 janar, skuadra e Ilir Dajës do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” dhe pas 3 ditësh qëndrimi në Durrës do të udhëtojë drejt Turqisë për të vazhduar seancat stërvitore në Antalia. Në Turqi Skënderbeu do të qëndrojë 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe do të zhvillojë 3 miqësore luksi.  Fillimisht korçarët do të sfidojnë skuadrën turke të Bursasporit më pas kampionët në fuqi të Turqisë, Beshiktashin me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Europa League në vitin 2015-të, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë ajo ndaj rumunëve të Viitorul.

 8 Janar / Skënderbeu – Bursaspor

12 Janar / Skënderbeu – Beshiktash

15 Janar / Skënderbeu – Viitorul

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency