36 gola në një vit kalendarik, Kane do të thyejë rekordin e Shearer
Harry Kane shkruan emrin e tij në historinë e Premier League-s Me tregolëshin e realizuar ndaj Burnley-t, një skuadër që renditet lart në klasifikimin e kampionatit anglez, sulmuesi i Tottenhamit, njëherazi edhe i Kombëtares Angelze të Futbollit, ka arritur shifrën e 36 golave brenda një viti kalendarik në Premier League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Alan Shearer në vitin 1995. Jo vetëm kaq, por propabiliteti është që Kane edhe ta kalojë rekordin e Shearer, pasi “spurs”-at do të ndeshjen në “Wembley” me Southamptonin në takimin e fundit në shtëpi për këtë vit. Sulmuesi 24-vjeçar ka ende mundësi për të tentuar rekorde të reja në këtë kampionat. Të tjerë sulmues, të cilët kanë arritur deri në shifrën e 30 golave përgjatë një viti kalendarik janë edhe Van Persie, me 35 të tillë në 2011-ën, Henry me 34 gola në 2004-ën, Les Ferdinand me 30 të tillë në 1995-ën dhe Van Nistelrooy po me 30 gola në Vitin 2003.



