Thyen rekordin e Shearer dhe parakalon Messin, Harry Kane magjik gjatë 2017-ës
Harry Kane është golashënuesi më i mirë në një vit kalendarik në historinë e Premier League-s. Sulmuesi anglez realizoi dy gola vetëm gjatë pjesës së parë në sfidën mes Tottenhamit dhe Southamtonit, në stadiumion “Wembley” të Londrës. 24-vjeçari shënoi në minutat 22 dhe 39 i shërbyer në rastin e parë nga Eriksen dhe më pas nga Son Heung-Min. Gjithashtu e gjeti rrjetën edhe në pjesën e dytë, ndërsa i gjithë takimi u mbull me rezultatin 5-2. Vetëm gjatë 2017-ës ka arriter shifrën e 39 golave ne Premier League. I menjëhershëm ishte reagimi i Alan Shearer në Twitter. Ish-sulmuesi anglez, që mbate rekordin me 36 gola brenda një viti lalendarik, ka postuar këtë mesazh.
“Zhvillove një 2017 fantastike Harry Kane. E ke merituar rekordin e golashënuesit më të mirë të Premier League-s në një vit kalendarik. Të lumtë dhe vazhdo të punosh!”

Kane la pas gjithashtu edhe Lionel Messin me 56 gola në total gjatë ketij viti, ndërkohë që “ylli” i Barçës u ndal në 54 finalizime me rrjetën i që i realizoi Realit në El Clasico.



