Premier League

Van Dijk mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, te Liverpool për 83 milionë euro

Virgil van Dijk është zyrtarizuar si blerja e parë e madhe e Liverpoolit në merkaton e janarit. Southamptoni ka pranuar ofertën 75 milionë stërlina të “The Reds”, ndërsa lojtari do të ketë një pagë prej 180 mijë stërlinash në javë, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Jurgen Klopp arrin të mposhtë kështu konkurrencën e Pep Guardiolës, që gjithashtu këmbëngulte për transferimin e 26-vjeçarit holandez te Manchester City. Me Van Dijk pretendohet se Liverpooli do të hedhë pas krahëve problemet në prapavijë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency