Zeqiri goditja e Kamzës për mesfushën
Pas Flamurtarit dhe Kukësit, Hair Zeqiri do të mbajë veshur fanellën e një tjetër skuadre të kampionatit shqiptar. Mesfushori vlonjat ka arritur marrëveshjen me Kamzën dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet si përforcimi më i ri i skuadrës nga periferia e kryeqytet. Zeqiri është lojtari që trajneri Ndreu kërkonte me ngulm për ti dhënë një tjetër dimension mesfushës së Kamzës. Eksperienca e ish lojtarit të Kukësit i larguar nga verilindorët rreth 1 muaj më parë pritet t’i ndihmojë kamzalinjtë në arritjen e objektivave sezonalë.



