Pjaca drejt huazimit, për të kapur formën
Juventusi po reflekton për pozicionin e Marko Pjacas. Kroati është rikuperuar plotësisht nga operacioni i 31 marsit në gjurin e djathtë dhe pas disa sfidash me skuadrën e të rinjve është rikthyer nën urdhërat e trajnerit Allegri, por për të është e vështirë të gjejë një vend titullari në formacionin bardhezi. Me Botërorin pas dere dhe me objektivin për ta patur në 100% të formës për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mund ta huazojnë lojtarin në një skuadër mike në Serinë A gjatë merkatos së janarit. Ekipet e favorizuara për të marrë Pjacan janë Sassuolo, Genoa, Bologna e Verona.



