Gjoka: Besoj te Sukaj, Vllaznia në emergjencë për mbrojtës
Te Vllaznia nuk ka kohë për pushim dhe për të menduar për festat e fundvitit. Fakti që skuadra është në vendin e parafundit dhe mbetet një prej më të rrezikuarave për rënien nga kategoria ka bërë që skuadra të vazhdojë stërvitjet, ndërsa faza përgatitore do të nisë më 5 Janar në Ulqin. Mes përgatitjeve dhe merkatos, trajneri Ernest Gjoka analizoi vitin e kuqebluve, duke e cilësuar mjaft të dobët, por beson se 2018-ta do të jetë ndryshe.
Trajneri foli për merkaton, ku objektivi kryesor është përforcimi i mbrojtjes, që sipas drejtuesit të stolit është reparti më i dobët i ekipit.
Tjetër synim në merkato është përforcimi i sulmit, ku Xhevahir Sukaj duket pranë rikthimit në shtëpi, ndërsa Ernest Gjoka ka besim se pas marrëveshjes parimore, firma në kontratë do të konkretizohet në orët në vazhdim.
Gjoka komentoi edhe largimin e Edon Hasanit, ku sipas tij lajmi i mirë është që paratë e kursyera nga mesfushori, klubi do t’i investojë sërish në merkato për të garantuar cilësi.



