Kategoria Superiore

Hallet nuk mbarojnë te Vllaznia, Gocaj dëmtohet në menisk

Sikur të mos mjaftonte fakti që trajneri Ernest Gjoka e cilësoi repartin e mbrojtjes si më të dobtin te Vllaznia, duke kërkuar urgjent ndërhyrje në merkato, skuadrës i është shtuar një tjetër problem.Mbrojtësi Olsi Gocaj ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit. Pas ekzaminimeve të specializuara, stafi mjekësor i Vllaznisë përcaktoi se lojtari nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë shqetësimi lidhet me periudhën e rehabilitimit. Dëmtimi rrezikon ta mbajë Gocajn jashtë fushave për disa kohë, duke ulur numrin e alternativave që trajneri ka në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit në repartin difensiv.

Për mbrojtjen në Shkodër synojnë të afrojnë Eni Imamin nga Kukësi, që gjatë sezonit të titullit kampion ishte një prej lojtarëve tek të cilët Gjoka besonte më së tepërmi, ndërsa nuk përjashtohet as rikthimi i Stefan Cicmil, malazezit të larguar gjatë sezonit të kaluar mes akuzave për mungesë profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj fanellës.Dëmtimi i Gocajt i shtohet problemeve të Vllaznisë në prag të hapjes së merkatos së dimrit dhe përgatitjeve, që do të nisin më 5 janar në Ulqin. Largimi i Edon Hasanit në mesfushë ka krijuar një boshllik cilësor që duhet plotësuar sa më shpejt, ndërsa lajmi i keq ishte se Nijas Lena nuk mund të luajë me ngjyrat kuqeblu, pasi e ka plotësuar numrin e dy skuadrave me të cilat mund të aktivizohej në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency