Merkato

Defrel zhgënjen, Roma me sytë nga merkato

Pavarësisht se drejtori sportive, Mario Monchi deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ketë merkato janari për Romën, duket se verdhekuqtë po punojnë për të kundërtën. Trajneri De Francesco është i zhgënjyer me paraqitjet e francezit Defrel, që nuk ka arritur të bindë aspak në kryeqytetin italian, ndërsa sulmi i verdhekuqve në tërësi vuan shumë në finalizim.

Pikërisht për këtë arsye, verdhekuqtë po synojnë të sjellin në Romë një nga të preferuarit e trajnerit, Domenico Berardi, ndërsa janë gati që të paguajnë para dhe të kthejnë sërish Defrelin te Sassuolo. Krahas tij, Monchi po punon edhe për huazimin e anësorit të Barcelonës, Aleix Vidal, por edhe për mesfushorin e Fiorentinës, Badelj, që është në skadencë kontrate në qershor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency