Merkato

Evertoni gjen sulmues në Turqi

Kërkimet e Evertonit për një sulmues me peshë, duket se po shkojnë drejt fundit. Mediet angleze raportojnë se Allardyce thuajse ka arritur akordin për transferimin e turkut të Besiktasit, Tosun Cenk, për shumën e 30 milionë eurove.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet vetëm në javën e parë të janarit, ndërsa duket se palët po punojnë për detajet e kontratës me sulmuesin. 26-vjeçari do të ketë një mision të vështirë, pasi do të duhet të zëvendësojë një futbollist si Romelu Lukaku, që ka lënë gjurmë te Everton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency