Klopp: Nuk mendoj për çmimin e Van Dijk
Virgil Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi Liverpooli pagoi plot 83 milionë euro te Southamptoni, për kartonin e tij. Qendërmbrojtësi holandez ishte objektiv i disa skuadrave, përfshi edhe Manchester Cityn e Barcelonën, por së fundi zgjodhi të shkojë në ‘Anfield Road’, ku do të punojë me Jurgen Klopp. Trajneri gjerman i ‘The Reds-ave’ u shpreh i lumtur me këtë përforcim, ndërsa tha se nuk mendon aspak për çmimin e paguar për holandezin.
“jam shumë i lumtur që kemi marrë një futbollist si Van Dijk. Ai është mbrojtësi tipik modern, që luan mjaft mirë me topin, organizon lojën nga mbrapa dhe shënon shumë gola. Nuk mendoj aspak për çmimin, pasi jemi në merkato dhe fokusi im është vetëm përforcimi i skuadrës”, u shpreh Klopp.



