Gossip

Rezidenca luksoze e Chris Paul (Foto)

Ylli i NBA-së, Chris Paul raportohet se ka blerë një rezidencë në Houston, e cila ka aq shumë tualete sa mund të përballojë një ushtri të vogël, me plot 14 të tilla. Paul bleu rezidencën prej 1800 metrash katrorë në Spring të Texas-it, 48 kilometra larg “Toyota Center”, stadiumit ku zhvillon ndeshjet skuadra e Huoston Rockets.

Basketbollisti ia kishte vënë syrin prej shumë kohësh dhe më në fund e bëri të tijën, për rreth 8 milionë dollarë. Përveç 14 tualeteve, rezidenca ka edhe 9 dhoma gjumi, 6 garazhe dhe një fushë golfi të dedikuar. Paul raportohet që të ketë fituar më shumë se 186 milionë dollarë gjatë karrierës së tij në NBA.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency