Përplaset kokë më kokë me Hoedt, frikë për shëndetin e Lukakut
Momente frike për Romelu Lukakun në sfidën mes Manchester United dhe Southamptonit. Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa minuta panik në “Old Trafford”. Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë futbollistit belg, madje duke përdorur edhe maskën e oksigjenit, pasi sulmuesi kishte humbur ndjenjat. Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me barrelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve më të hodhësishme. Në vend të tij Mourinho hodhi në fushë Marcus Rashford.







