Donnarumma: A largohem në janar? Kam edhe 4 vite kontratë
Gigi Donnarumma për të disatën herë detyrohet të hedhë poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Milani, pas ndërhyrjes së menaxherit të tij Mino Raiola për të riparë kushtet e kontratës me kuqezinjtë. Pas barazimit me Fiorentinën në “Artemio Franchi”, adoleshenti i portës së kuqezinjve u shpreh:
“Si do t’u përgjigjesha atyre që mendojnë se mund të largohem nga Milani në janar? Kam edhe edhe 4 vite kontratë….”
Në ndeshjen e fundit të 2017-ës Donnarumma luajti për herë të 100-të me Milanin.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur objektivin e 100 ndeshjeve me fanellën e Milanit. Jam krenar edhe për vëllain tim Antonio, pas ndeshjes së Kupës. Më vjen keq për banderolat e disa tifozëve kundër tij. Ne punojmë bashkë dhe jemi krenarë.”



