Safet Gjici zgjedh Peter Pacult si pasues te Milinkovic te Kukësi
Presidenti i Kukësit, Sfate Gjici nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur pasuesin e Mladen Milinkovicit, i larguar në fund të 2017-ës për rezultatet të dobëta. Paraditen e sotme klubi verilindor do të prezantojë si trajnerin e ri të skuadrës austriakun Peter Pacult, një emër i njohur për publikun shqiptar pasi vite më parë ësh të përfolur për të marrë madhe edhe drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Me zyrtarizimin e trajnerin të ri, ekipi verilindor do të niset drejt Antalias për fazën përgatitore të dimrit, periudhë që do t’i shërbejë austriakut për ta njohur më mirë skuadrën, por edhe për afrimin e elementëve cilësorë, që më parë duhet të bindin në ndeshjet miqësore që do të zhvillohet në Antalia. Aktualisht, Kukësi renditet në vendin e katërt të Superiores, me 25 pikë, pas 16 javësh kampionat.
Peter Pacult
Datëlindja: 28 tetor 1959 (58 vjeç)
Vendlindja: Vienna, Austria
Karriera si futbollist:
1980–1984: Wiener SC 103 (47 gola)
1984–1986: Rapid Wien 58 (26 gola)
1986–1992: Tirol Innsbruck 182 (105 gola)
1992–1993: Stahl Linz 20 (5 gola)
1993–1995: 1860 München 53 (21 gola)
1995–1996: Austria Wien 32 (2 gola)
Karriera me kombëtaren:
1982–1993: Austria 24 (1 gol)
Karriera si trajner:
2001–2003: 1860 München
2004–2005: FC Kärnten
2005–2006: Dynamo Dresden
2006–2011: Rapid Wien
2011–2012: RB Leipzig
2012–2013: Dynamo Dresden
2015: Floridsdorfer AC
2015: Zavrč
2017: Cibalia
2018: F.K Kukësi



