Merkato

Coutinho te Barça, marrëveshja më pranë se kurrë

Transferimi i Philippe Coutinho te Barcelona është më afër se kurrë. Dëmtimi misterioz para ndeshjes me Bunrley-n ka ndezur alarmin te tifozët e Liverpoolit, që e kanë kuptuar këtë si një lloj sinjali për largimin e tij nga “Anfield” që në merkaton e janarit. “El Mundo Deportivo” shkruan se klubi anglez tashmë është i hapur për të nisur bisedimet me katalanët, për një shumë rreth 150 milionë euro.

Ndoshta nuk është rastësi që brazilani nuk do të grumbullohet as për ndeshjen e fundjavës në Kupë kundër Evertonit. Pasiguria për të ardhmen e tij rritet dita-ditës te Liverpooli, që nëse do të dorëzohet në fund, do të kryejë shitjen më të shtrenjtë në historinë e futbollti anglez. “The Reds” e blenë brazilianin tek Interi në vitin 2012 për vetëm 13 milionë euro, ndërsa sot çmimi i kartonit të tij është dhjetëfishuar. Një tjetër detaj interesant është fakti që si Barcelona dhe Coutinho kanë të njëjtin sponsor, Nike.

“Blaugranat” janë gati të paguajnë menjëherë 110 milionë euro, ndërsa 40 milionë te tjera në forma të ndryshme bonusesh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency