Merkato

Marko Pjaca huazohet te Schalke 04 në Bundesligë

Pak ditë më parë Beppe Marotta ishte shumë i qartë kur deklaroi se mesfushori kroat, Marko Pjaca kishte nevojë që të luante për të qenë në formë optimale sezonin e ardhshëm. Dhe, në fakt, 22-vjeçari do të huazohet në Bundesligë te Schalke 04 deri në fund të sezonit, ku do të ketë mundësi të rifitojë formën pas një mungesa shumë të gjatë në fushën e blertë, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju. Këtë të enjte futbollisti do t’i bashkohet klubit gjerman në Alicante të Spanjës për fazën e janarit. Për Pjacën pati interes edhe nga Wolfsburgu, por klubi bardhezi dhe vetë futbollisti e panë më të arsyeshme kalimin te Schalke.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency