Premier League

Drama e David Silvas, i biri Matteo po lufton për jetën

Pas lajmeve spekulative, madje edhe të rënda, siç ishte rasti i tradhtisë së supozuar të bashkëshortes së tij me shokun e skuadrës Sterling, zbulohet e vërteta rreth problemeve familjave të David Silvas. Futbollisti spanjoll I Manchester City-t nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shpjeguar se djali i tij i sapolindur, Matteo, po lufton ditë pas dite për të mbijetuar, pasi ka ardhur në këtë botë para kohe.

“Dua t’ju falënderoj të gjihëve për mesazhet mbështetëse që më keni dërguar në javët e fundit. Një falënderim i veçantë shkon për shokët e mi të skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e kanë kuptuar situatën time. Dua të ndaj me ju lajmin e ardhjes në jetë të djalit tim, Matteo, shumë para kohe dhe ai po lufton për jetën çdo ditë me ndihmën e mjekëve.”

Një postim vërtet prekës ky i David Silvas, i cili luajti në fitoren 3-1 nga Watfordit, pasi kishte humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit.

COMUNICADO OFICIAL

A post shared by David Silva (@david21lva) on

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency