Merkato

Janar ‘i nxehtë’ për Memushajn, e kërkon edhe Bari

Ajo e Flamurtarit duket e destinuar të mbetet ëndrra e zakonshme e një sesioni të merkatos, pasi për Ledian Memushajn janë të forta pretendimet e skuadrave përtej Adriatikut, me Barin që në orët e fundit është hedhur fort në sulm për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare.

31-vjeçari që është drejt largimit nga Benevento kërkohet nga disa klube në Serie B, përfshirë këtu Cremonesen apo Parmën, por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Bari është hedhur fuqishëm në sulm, duke e vënë Memushajn në krye të listës së merkatos së janarit.

Trajneri i formacionit puljez, Fabio Grosso e konsideron Memushajn një lojtar thelbësor për misionin e ringjitjes së Barit në Serinë A. Futbollisti vlonjat i garanton kualitet dhe volum loje në mesfushë në formacionin e tij 4-3-3, ku Memushaj do të kishte mundësinë për të luajtur përkrah shokut të tij në Kombëtaren Shqiptare, Migjen Basha.

Për të arritur te futbollisti vlonjat, siç raporton Gazzeta Dello Sport Bari është madje të fusë në tratativat me Beneventon si kundërshpërblim teknik edhe mbrojtësin Archimede Morleo.

Për Memushajn ky pritet të jetë një janar i nxehtë dhe ndoshta sfida e kësaj të shtune me Sassuolon ku 31-vjeçari projektohet titullar në formacionin 4-4-2 mund të jetë ndoshta dhe e fundit për të me fanellën e Beneventos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency