Merkato

Sneijder largohet nga Nice, gjen skuadër të re

Wesley Sneijder nuk ia doli të bindë me paraqitjen e tij te Nice në Ligue 1 në Francë dhe vendosi të zgjidhë kontratën në ditët e para të vitit. Fantazisti holandez ka gjetur një tjetër klub për të vijuar karrierën e tij dhe bëhet fjalë për skuadrën Al Gharafa në Katar.

Zyrtarizimi është bërë ditën e sotme, ndërsa firma pritet të bëhet nesër, kur Sneijder të mbërrijë në Katar. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës së ish mesfushorit të Interit me klubin nga Katari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency