Merkato

E ardhmja e Sami Khediras mund të jetë në MLS

Sami Khedira është në udhëkryq për të ardhmen e tij. Mesfushori është një pikë kyçe në formacionin e Juventusit, teksa është aktivizuar titullar në 12 ndeshje të Seria A dhe 4 në Champions League, deri në këtë fazë të sezonit. Marrëveshja aktuale e 30-vjeçarit me “Zonjën e Vjetër” përfundon në vitin 2019, por nga ana tjetër lojtari ka dhe disa oferta nga Major League Soccer, dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në kampionatin amerikan. Gjithsesi, deri në fund të sezonit mesfushori i Kombëtares Gjermane nuk do të largohet nga bardhezinjtë, që janë në garë në të tre frontet për trofe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency