Lajme

Kukësi ndal Fenerbahcen, gjyqtari i heq fitoren nga duart(Video)

2 penallti të dyshimta të akorduara nga gjyqtari që sollën irritimin e futbollistëve të Kukësit vendosën fatin e miqësores së luksit mes verilindorëve dhe gjigandëve turqë të Fenerbahces. Takimi i zhvilluar në Antalia përfundoi në barazim 2-2, me Kukësin që i shkoi shumë afër fitores që do ishte e treta radhazi pas sukseseve ndaj Kayserispor dhe Bursaspor, por në fund skuadra e Peter Pacult duhej të kënaqej vetëm me një barazim pasi u penalizua shumë nga vendimet e gjyqtarit. Një supergol i Elis Bakajt dhe një finalizim i bukur i mbrojtësit Bujar Idrizi i dhanë epërsinë e dyfishtë kampionëve të Shqipërisë. Por në pjesën e dytë Fenerbahce shkurtoi fillimisht shifrat me një penallti të kthyer në gol nga Giuliano pasi një faulli të Shametit për të cilin lojtarët e Kukësit nuk ishin dakort. Pak minuta përpara fundit gjyqtari akordoi një tjetër 11-metërsh këtë herë inekzistent pasi Albi Alla preku topin dhe jo këmbët e kundërshtarit. Protestat e lojtarëve të Kukësit ishin aq të mëdha saqë pati përleshje në stol mes futbollistëve dhe drejtuesve të të dyja skuadrave. Por pasi situata u qetësua Fernandao nuk gaboi nga pika e bardhë me ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2 edhe pse në shtesë verilindorët iu afruan ndjeshëm golit të fitores por ishin të pafat pas një rrëmuje në zonë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency