Sevilla e Montellas zhgënjen sërish, e mund edhe Alaves
Vincenzo Montella u bë trajneri i parë i Sevillas në mijëvjeëarin e ri që humbet dy ndeshjet e para në Primera Division. Pas shkarkimit të argjentinasit Berizzo tri javë më parë drejtuesit e klubit andaluzian i besuan timonin trajnerit italian, por bardhekuqtë ranë “nga shiu në breshër”, teksa u mundën në Vitoria nga një kundërshtar si Deportivo Alaves me rezulatin minimal 1-0. Në stadiumin “Mendizorroza” ekipi bask luajti shumë më mirë në fraksionin hapës, megjithatë goli i vetëm që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët skuadrës vendase u shënua në pjesën e dytë, kur pas një goditjeje nga këndi mesfushori Manu Garcia përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes së Sevillas për të mposhtur portierin Sergio Rico. Ekipi i Abelardos ruajti qetësinë në një takim tepër nervoz, të mbushur me kartona, duke i rezistuar presionit të andaluzianëve, që dështuan për të realizuar qoftë edhe golin e barazimit, ndonëse skuadra e Alavesit e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.
Përfundoi në barazim 1-1 përpballja mes Espaniolit dhe Atheltic Bilbaos, me të dy golat e sfidës që u shënuan në pjesën e parë. Moreno kaloi në epërsi vendasit në minutën e 29-të, ndërsa Williams barazoi shifrat në të 35-ën, me rezultatin që nuk ndryshoi më gjatë pjesës së dytë.



